Flash

KQZ e la jashtë koalicionit 'Shtëpia e Lirisë'/ Gupi i Berishës: Rama do ta përfaqësojë opozitën me Lulzim Bravën

Lapsi.al 4 February 2022
KQZ e la jashtë koalicionit 'Shtëpia e Lirisë'/ Gupi i

Grupi i Berishës ka reaguar pas mosregjistrimit në zgjedhje nga ana e KQZ.

Në një deklaratë për mediat, Komisioni i Rithemelimit thotë se opozita do të përfaqësohet nga Lulzim Basha me kërkesë të Edi Ramës.

Më deklaratë theksohet më tej se më 6 mars, të shkohet të votohet për koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, e cila sipas tyre ka kandidatë të zgjedhur nga vetë mbështetësit.

Deklarata: 

Sot, njesoj si ne dt 8 Janar, shqiptaret u bene deshmitare se Rama po ben cdo gje qe opoziten ta perfaqesoje pengu i tij Lulzim Brava dhe ish ministrat e tij.

Por tashme demokratet e kane te qarte kush eshte opozita e vertete! E kane te qarte nga humbjet e nje pas njeshme keto 8 vjet te gjitha si pasoje e shitjes qe Lulzim Brava u beri sakrificave dhe kontributit te tyre per fryrjen e xhepit familjar. Ata kane pare qartesisht aferat e perbashketa te pazarit Rama – Basha per portin e Durresit dhe ndertimet tek 5 Maji.

E kane edhe me te qarte nga helmi dhe burgu qe Lul Kimiku u dha brenda shtepise se tyre ne dt 8 Janar me policine Edi Rames.

Por nuk ka procedure, tutor apo pazar qe do e shpetoje Lulzim Braven nga verdikti i votes!

Ne dt 6 Mars demokratet do votojne si njerez te lire per kandidatet e “Shtepise se Lirise” te cilet, ne ndryshim nga kandidatet e zarfeve te Lulzim Pazarit, ata i zgjodhen vete permes parimit nje anetar nje vote!

Floriana Garo- Drejtore e Komunikimit, Komisioni i Rithemelimit

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI