Flash

Vendimi i KQZ/ Reagon Gazment Bardhi: Zyrtarizoi koalicionin 'Shtëpia e Ilirit'

Lapsi.al 4 February 2022
Vendimi i KQZ/ Reagon Gazment Bardhi: Zyrtarizoi koalicionin 'Shtëpia

Partia Demokratike reagoi pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që pranoi sot regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” mes LSI-së dhe PDK-së, pa Sali Berishën.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaron se në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje dhe se demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit”.

“Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin ‘Shtëpia e Ilirit’, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me ‘Shtëpinë e Ilirit’.

Koha ku demokratët strehoheshin në “Shtëpinë e Ilirit”, për interesa të rritjes së pazarit të tij me Edi Ramën ka përfunduar! Koha që nëpërmjet rritjes së LSI me demokratë të dhënë borxh, t’i shërbehet pushtetit të Edi Ramës ka përfunduar. Partia Demokratike është shtëpia e vetme e demokratëve.”, deklaron Gazment Bardhi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI