Flash

Parashikimi/ Si do të mbajë moti në fundjavë

Lapsi.al 4 February 2022
Parashikimi/ Si do të mbajë moti në fundjavë

Sinoptikania Lajda Porja deklaroi se kjo fundjavë do të karakterizohet nga një mot i kthjellët.

Sipas Porjes, temperaturat maksimale gjatë fundjavës do të rriten deri te 7-8 gradë, ndërsa nuk priten reshje shiu e dëbore.

Sa i përket javës që vjen, sinoptikania theksoi se pritet një javë krejtësisht dinamike, me rritje temperaturash, me mëngjese të ftohta, por edhe me diell.

“Kjo fundjavë karakterizohet nga moti i kthjellët. Temperaturat maksimale do të rriten deri te 7-8 gradë celsius. Nuk priten reshje në territori gjatë fundjavës. Java do të jetë krejtësisht dinamike, dita e hënë mund të sjellë rritje të ndjeshme temperaturash, por do të rriten reshjet në zonat veriore dhe qendrore, megjithatë shirat do të jenë të pakta. Duke filluar nga e marta do të kemi mëngjese të ftohta dhe ditë me diell. E mërkura do të sjellë sërish rritje të lehtë të temperaturave”, u shpreh sinoptikania për News 24.

Të këshilluara

Kosova lehtëson masat antiCovid

Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë është mbledhur sot për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja. Në takim është...

15:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI