Flash

Komisioni i Rithemelimit i përgjigjet PD: Kandidatët tanë përfaqësojnë opozitën

Lapsi.al 6 February 2022
Komisioni i Rithemelimit i përgjigjet PD: Kandidatët tanë

Vijojnë përplasjet në distancë mes Komsionit të Rithemelimit të ish-kryeministrit Berisha dhe Partisë Demokratike të Lulzim Bashës.

Pas takimit që Berisha mbajti në Sukth reagoi selia blu që u shpreh se kandidatët e prezantuar nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” nuk i përkasin PD-së, por LSI-së.

Pas kësaj deklarate reagoi Komisioni i Rithemelimit që shkruan se “askush nuk perfaqeson opoziten me shume se kandidatet e “Shtepise se Lirise” te cilet ne kontrast te thelle me kandidatet e zarfeve te Lulzim Pazarit, jane zgjedhur per te here te pare nga vetem demokratet me parimin nje anetar nje vote!”.

“Boll me Edi Ramen dhe humbesin serial Lulzim Brava! Vota per Lulzim Braven eshte vote per pazar - per humbjen e radhes! Vota per kandidatet e Shtepise se Lirise eshte vote per bashkimin e demokrateve dhe gjithe popullit opozitar!” – thuhet ndër të tjera në një deklaratë të Foltores. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mahmood dhe Blanco triumfojnë në Sanremo

Pas pesë netësh me muzikë, të ftuar dhe performanca, Festivali i Sanremos kurorëzoi fituesit e edicionit të 72-të, Mahmood dhe Blanco me këngën “Brividi” (Drith...

13:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI