Flash

“S’ka akoma rrugë”/ PD: 500 mijë dollarë menu për “100 fshatrat”, SPAK të hetojë

Lapsi.al 6 February 2022
“S’ka akoma rrugë”/ PD: 500 mijë dollarë menu

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me skandalin e publikuar për kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD-së, Dhurata Çupi thotë se në vend që qeveria dhe Fondit Shqiptar i Zhvillimit të fokusoheshin tek ndërtimi i infrastrukturës në fshatra, vëmendja ishte tek krijimi i një menuje se çfarë duhej të servirej për të ngrënë në këto fshatra.

Pak ditë më parë SPAK nisi verifikimet për Kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agollin, për tenderin prej 500 mijë dollarësh dhënë kuzhinierit që punon me djalin e tij për një meny për projektin e 100 fshatrave.

Çupi ka publikuar pamjet nga rrugët e tre fshatrave që janë afër qendrës së se kryeqytetit, ku sipas saj nuk ka asnjë investim të ri.

“Ne inkurajojmë SPAK të çojë para drejtësisë çdo abuzues të taksave të shqiptarëve, faturat e të cilëve kanë bërë që shqiptarët të jenë ndër popujt më të varfër në rajon”, thote deputetja e PD.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI