Flash

Taulant Balla thirrje që demokratët të votojnë kandidatët e Bashës, reagon Grupi i Rithemelimit të PD: Aleanca e pazareve me Fraksionin e Vulës doli hapur

Lapsi.al 9 February 2022
Taulant Balla thirrje që demokratët të votojnë

Taulant Balla gjatë një takimi në Karbunarë të Lushnjes ka bërë thirrje që demokratët duhet të votojnë Lulzim Bashën dhe jo kandidatin e grupimit të mbështetur nga Sali Berisha.

‘Përse i duhet vota një demokrati? Për t’ia dhënë kandidatit të Saliut dhe Ilir Metës? Si mundet një demokrat 24-karatësh ta investojë votën në një koalicion që është ndërtuar kundër SHBA-së? Por a mundemi ne shqiptarët ti kundërvihemi SHBA-së, pa të cilët ne s’do të kishim ekzistuar si komb?Në vitin 1920 Kongresi i Lushnjes merrte vendimet dhe mbështetjen e tyre e gjente tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës’, – është shprehur Taulant Balla.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Grupimi i Rithemelimit të PD-së, i cili thotë se tashmë Balla dhe Rama janë hapur në mbështetje të Lulzim Bashës.

"Edi Rama dhe Taulant Balla kanë dalë hapur sot në mbështetje të Lulzim Bashës, duke bërë fushatë pro tij në Lushnjë. Balla deklaroi publikisht atë që deri dje mbahej e fshehur: aleancën e pazareve me Fraksionin e Vulës. Për çdo demokrat në Lushnjë dhe në të gjithë Shqipërinë, ka qenë e qartë prej kohësh se Basha e kishte lënë peng PD-në dhe opozitën në duart e Edi Ramës. Opozita e vërtetë, Shtëpia e madhe e Lirisë që ka ndezur kudo shpresën dhe besimin, i ka detyruar pazarxhinjtë që tashmë të dalin hapur. Prandaj më 6 Mars të votojmë për t'i rikthyer Shqipërisë opozitën e vërtetë dhe shqiptarëve, shpresën!", thuhet në deklaratën e Grupimit të Rithemelimit të Partisë Demokratike.

Të këshilluara

Saimir Tahiri mbërrin në burgun e Fierit

Mesditën e sotme ka mbërritur në burgun e Fierit ish ministri Saimir Tahiri, ku do të kryej dënimin prej 4 vitesh e 3 muaj. Ai mbërriti rreth orës 16:00, i shoq...

17:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI