Flash

Lideri i opozitës ruse flet nga burgu: Ju them pse Putin nisi luftën

Lapsi.al 24 February 2022
Lideri i opozitës ruse flet nga burgu: Ju them pse Putin nisi luftën

Udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse Alexei Navalny ka akuzuar Vladimir Putin se po e përdor pushtimit të Ukrainës për të mbuluar korrupsionin e tij.

Në një video të publikuar nga gazeta e pavarur Dozhd, Navalny dëgjohet duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj pushtimit të Ukrainës.

I veshur uniformën e burgut, ai thotë se kjo do të çonte në një "një numër të madh viktimash, të ardhme të shkatërruara dhe vazhdimin e një linje varfërimi të qytetarëve të Rusisë".

“Kjo luftë midis Rusisë dhe Ukrainës u nis për të mbuluar vjedhjet ndaj qytetarëve rusë dhe për të larguar vëmendjen e tyre nga problemet që ekzistojnë brenda vendit” – tha Navalny

Navalny është burgosur për më shumë se 1 vit me akuza për mashtrim. Ai i mbijetoi një sulmi me helm, për të cilin ai dhe Perëndimi thonë se ishte kryer nga Kremlini.

Ai po gjykohet brenda një burgu të sigurisë maksimale me akuza të reja që mund ta bëjnë që burgimi i tij të zgjatet me një dekadë. ©LAPSI.al

Aleksei Navalny fiton çmimin Sakharov – Zoom.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI