Flash

Ukraina bën bilancin e viktimave të ditës së parë të luftës, Macron telefonon Putin

Lapsi.al 24 February 2022
Ukraina bën bilancin e viktimave të ditës së parë

Ministri i Shëndetësisë së Ukrainës, Oleh Lyashko njoftoi se deri tani 57 persona janë vrarë dhe 169 janë plagosur pas sulmit rus të Ukrainës.

Ndërsa zv.ministri i Mbrojtjes shtoi se bombardime të rënda po vazhdojnë në rajonin lindor të Donetskut.

Mësohet ndërkohë se Vladimir Putin ka folur me telefon me presidentin francez Emmanuel Macron dhe sipas Kremlinit i ka dhënë atij një shpjegim “shterues” të arsyeve të veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

“Ishte Macron ai që kërkoi të bisedonin dhe ata ranë dakord të qëndronin në kontakt”, - thotë Kremlini.

Ndërsa Macron thuhet se kërkoi që Putin të ndërpresë operacionet ushtarake.

Presidenti francez është përpjekur të shmangë një pushtim rus në javët e fundit, duke përfshirë edhe mbajtjen e bisedimeve me Putinin në Kremlin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI