Flash

Rama hap dyert për ukrainasit: Për ne është e natyrshme që ta themi sepse kjo është historia jonë dhe këta jemi ne

Lapsi.al 25 February 2022
Rama hap dyert për ukrainasit: Për ne është e natyrshme

Shqipëria është e hapur për të mirëpritur ukrainas që ikin nga vendi i tyre për t’u larguar nga lufta. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp. 

“Sot në samit kemi ofruar, këtë herë në fakt e kanë bërë shumë vende jo si për afganët e shkretë që I lanë rrugëve. Për të mirëpritur njerëzit, familjarët që largohen apo do të largohen nga Ukraina. Për ne është e natyrshme që ta themi sepse kjo është historia jonë dhe këta jemi ne. Kjo është pasuria që kemi detyrë t’ia trashëgojmë fëmijëve tanë.

Siç e thashë në këtë situatë dhe këtë konflikt çështja e këtyre njerëzve do të jetë në vëmendjen e shumë vendeve. Të gjitha vendet janë shprehur hapur për këtë gjë. Desha ta jap këtë informacion për të shmangur spekulimet që do vijnë dy milion. Bëhet fjalë për shifra për shumë më pak zero. Jemi në një fazë të politikës që zerot i kemi kusur kur debatojmë me njëri tjetrin”, u shpreh Rama.©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI