Flash

Reagon ambasada ruse në Tiranë: Qëllimi i operacionit ushtarak është mbrojtja e popullsisë civile

Lapsi.al 25 February 2022
Reagon ambasada ruse në Tiranë: Qëllimi i operacionit ushtarak

Dy ditë pas sulmit mbi Ukrainë, ka reaguar edhe ambasada ruse në Tiranë. Në faqen e saj është publikuar mesazhi i zëdhënëses së ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova.

Selia diplomatike ruse në vendin tonë ka shkëputur një citim ku Zakharova, e cila shprehet se qëllimi i operacionit të Rusisë në Donbass është mbrojtja e popullsisë civile.

“Qëllimi i operacionit ushtarak të Rusisë në Donbas është mbrojtja e popullsisë civile, e cila përgjatë tetë viteve i është nënshtruar poshtërimeve dhe gjenocidit nga ana e regjimit të Kievit. Një detyrë tjetër e operacionit është të sjellë regjimin marionetë përpara përgjegjësisë për krimet e kryera gjatë këtyre viteve kundër civilëve, përfshirë qytetarët e Federatës Ruse, si edhe të realizojë demilitarizimin e denazifikimin e Ukrainës”, thuhet në deklaratë. Forcat ruse aktualisht po zhvillojnë luftime për marrjen nën kontroll të kryeqytetit Kiev. Presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë thirrje ushtrisë ukrainase të dorëzojë qeverinë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI