Flash

E FUNDIT/ Flet kryebashkiaku i Kievit: Jemi të rrethuar nga të 4 anët

Lapsi.al 27 February 2022
E FUNDIT/ Flet kryebashkiaku i Kievit: Jemi të rrethuar nga të 4

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko i tha agjencisë Associated Press se qyteti është tashmë "i rrethuar" nga forcat ruse.

Ai u pyet nëse kishte plane për evakuimin e civilëve nëse trupat ruse merrnin kryeqytetin.

“Ne nuk mund ta bëjmë këtë, sepse të gjitha rrugët janë të bllokuara. Për momentin ne jemi të rrethuar" – tha ai.

Sulmet ajrore vijojnë në qytet ndërsa banorët pritet të përballen me një natë tjetër nën kërcënimin e raketave.

Gjatë së dielës janë shënuar një numër në rritje i sulmeve ajrore në të gjithë vendin. Zyrtarët thanë se raketa balistike ruse janë lëshuar edhe nga Bjellorusia fqinje.

Për herë të parë që nga nisja e pushtimit, sirenat e paralajmërimit për sulm ajror u dëgjuan në qytetin lindor të Dnipro.

Pas 4 ditësh nënvlerësimi të humbjeve të saj, Rusia më në fund pranoi se ushtarë të saj janë vrarë në luftime, por ajo refuzoi të japë ndonjë numër.

Një zyrtar rus tha se shifra ishte më e ulët se ajo e “nacionalistëve të shfarosur” duke iu referuar ukrainasve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI