Flash

Kryebashkiaku i Kievit: Trupat ruse janë në periferi! Fortifikime në çdo hyrje, mos dilni nga banesat

Lapsi.al 1 March 2022
Kryebashkiaku i Kievit: Trupat ruse janë në periferi! Fortifikime

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka paralajmëruar këtë të martë se “armiku është në periferi të kryeqytetit”, duke shtuar se ushtria ukrainase “po përgatitet të mbrojë Kievin”. 

Ai ka thënë në një video-mesazh se “Forcat tona të armatosura, Forcat e Mbrojtjes Territoriale, po luftojnë heroikisht për tokën tonë”.

Ish-kampioni i botës në boks, kryebashkiaku Klitschko iu ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në banesa, ndërsa është shprehur se në hyrjet e kryeqytetit janë ndërtuar fortifikime e postblloqe.

“Në hyrje të qytetit janë ndërtuar fortifikime dhe postblloqe. U kërkoj të gjithëve të ruajnë qetësinë. Mos dilni jashtë pa arsye dhe qëndroni brenda në rast alarmi”, ka deklaruar kryebashkiaku.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI