Flash

Kryemadhi-Ramës: Anuloni koncesionin e inceneratorit të Tiranës, subvenciononi qytetarët për rritjen e çmimeve

Lapsi.al 9 March 2022
Kryemadhi-Ramës: Anuloni koncesionin e inceneratorit të Tiranës,

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, përmes një statusi në rrjete sociale thotë se koncesioni i inceneratorit të Tiranës duhet të anulohet, dhe me ato para të subvencionohen familjet, fermerët dhe bizneset shqiptare të cilët duhet të përballojnë rritjen e çmimeve. Kryemadhi thekson se është fakt që ky koncesion 30-vjeçar është mundësuar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ka shpërdoruar detyrën duke aprovuar atë pa vendim këshilli bashkiak, siç e parashikon ligji.

Statusi i plotë i Kryemadhit

Anulloni koncesionin e inceneratorit të Tiranës dhe subvenciononi me ato para familjet, fermerët, bizneset shqiptare, për të përballuar shtrenjtimin e naftës, energjisë dhe çmimeve!

Është fakt se ky koncesion 30 vjeçar është mundësuar nga Erion Veliaj, i cili ka shpërdoruar detyrën duke e aprovuar atë pa vendim këshilli bashkiak, siç e parashikon ligji.

Ky koncesion 30 vjeçar i lidhur për të vjedhur qytetarët, i ka mundësuar ITS së Klodian Zotos të realizojë deri më sot një evazion fiskal 25 milionë dollarë.

Ky koncesion i mundësuar nga Erion Veliaj, i ka çuar paratë e qytetarëve për kompani fantazëm, për shpenzime absurde si konsulenca të vetvetes dhe udhëtime luksoze në mesin e pandemisë.

Këto janë para të shqiptarëve!

Sot, kryeministri e qeveria është nisur drejt Dubait me Charter, pronarët e inceneratorëve mund të jenë duke bërë plazh në Maldive, ndërsa shqiptarët e vjedhur prej tyre, në orën 17:00 do të jenë në protestë para kryeministrisë!

Unë zgjedh të jem me qytetarët dhe është koha që të gjithë të jemi me Shqipërinë.

Kjo pritet edhe nga SPAK, i cili urohet të veprojë sa më shpejt, ndryshe nga rasti i Elbasanit, e të mos presë 30 vjet, derisa kompania ti ketë marrë të gjitha pagesat.

Të këshilluara

Berisha: Do garoj për kryetar të PD

Në konferencën për mediat, ish kryeministri Sali Berisha theksoi se i qëndron deklaratave të tij për të garuar në zgjedhjet për kryetar të PD-së. “Së pari, a...

14:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI