Flash

Reagimi i shkodranëve/ Bllokojnë hyrjen e qytetit në shenjë proteste për rritjen e naftës

Lapsi.al 9 March 2022
Reagimi i shkodranëve/ Bllokojnë hyrjen e qytetit në shenjë

Një protestë simbolike u zhvillua mesditën e sotme në Shkodër, kundër rritjes së menjëhershme të çmimeve të karburanteve dhe jo vetëm.

Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë bllokuar për disa minuta kalimin në Urën e Bahçallëkut, duke vendosur aty pankarta me fjalët: Protesto!

Protestuesit kanë bllokuar hyrjen e qytetit për disa minuta, duke protestuar për rritjen e çmimit të karburantit, si dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve, gjatë ditëve të fundit.

Gjatë ditës së sotme, rreth orës 17:00, një protestë kundër rritjes së çmimeve është thirrur edhe në Tiranë, nga aktivistë të ndryshëm të shoqërisë civile.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë gjatë pjesës së parë të ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu dhe dëbore. Ndërsa në ...

07:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI