Flash

Grida Duma i "tund" Bashës aferën me Portin e Durrësit: Opozita nuk bëri transparencë!

Lapsi.al 10 March 2022
Grida Duma i "tund" Bashës aferën me Portin e Durrësit:

Grida Duma ka hedhur akuza të tjera për Lulzim Bashën teksa po hynte sot në Kuvend. Ajo denoncoi heshtjen e kryetarit të opozitës për aferën e Portit të Durrësit, ndërkohë që kërkoi sërish dorëheqjen e tij nga drejtimi i Partisë Demokratike. 

“Është ashtu siç është. Ne kemi menduar si grupim dhe shtab elektoral i Durrësit se është jetike që të qartësojmë me transparencë qëndrimin e opozitës për një projekt krejtësisht të mbyllur. Janë 81 hektarë, që për neve iu janë dhënë disa oligarkëve. Duke qenë projekt i mbyllur, minimalisht afera më e madhe strategjike, dhënia e portit më të madh në vend, duhet që opozita ta bënte transparente, pa penguar zhvillimin, por duke bërë që zhvilimi të shkojë te qytetarët,” tha Duma.

Një ditë më parë ajo deklaroi dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Me urdhër të SPAK, 6 të arrestuar në Vlorë

SPAK ka zbarkuar në Vlorë një natë më parë dhe gjatë orëve të para të ditës së sotme janë arrestuar gjashtë persona. Ata dyshohet të jenë pjesë e një grupi të s...

09:12

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Territori shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm gjatë paradites dhe mesditës, duke bërë që të ketë dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta ...

07:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI