Flash

Protestuesi-Ramës: Turp është të thuash jemi në luftë dhe të shkosh në Dubai

Lapsi.al 13 March 2022
Protestuesi-Ramës: Turp është të thuash jemi në

Protesta kundër rritjes së çmimeve është zhvilluar edhe këtë të dielë.

Qytetarët kanë marshuar nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë.

“Qeveria e dhunës” , “Lironi vëllezërit tanë”, kanë qenë disa nga thirrjet e qytetarëve gjatë kësaj protestës..

Një tjetër protestues i bëri thirrje kryeministrit Rama të reagojë duke theksuar se nuk është turp të protestosh, por turp është të thuash jemi në luftë dhe të shkosh në Dubai.

“Jemi sërish në ditën e pestë të protestës, të dinjitetit të qytetarëve, të rezistencës. Shqiptarët nuk kanë turp të protestojnë, të bashkohen. Kryeministri i cili i vë gishtin e turpit qytetarëve të vet, duhet të kuptojë së shumica janë në shesh, duke izoluar në vetmi prapa dyerve të herkurave. Turp është të vjedhësh, turp është të lësh popullin të varfër, turp është të thuash jemi në luftë dhe të shkosh në Dubai. Turp është kur bombat bien në Ukrainë dhe viktimat janë në Shqipërui. Turp është të mbash një vend më të varfrin në rajon, turp është të mos i japësh shëndetësinë qytetarëve, turp është ti mbash më të varfër në rajon, një popull pasuria a së cilës është më e larta në rajon. Ne dolëm për dinjitetin tonë, qytetarët dalin për hallin e vet, as për hallin e kryetarit apo të politikanit të radhës,. Sot jemi mbledhur sërish për t’i thënë që nuk dorëzohemi. Kërkojmë një jetë ashtu siç e meritojmë.”, u shpreh ai.

Protesta në vend zhvillohet prej pesë ditësh, pas rritjes së çmimeve të naftës dhe atyre ushqimore, duke u bërë të papërballueshme për qytetarët, të cilët janë ngritur në protestë duke kërkuar ndërhyrjen e qytetarëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI