Flash

Plagoset rëndë gazetari i Fox News në Kiev

Lapsi.al 14 March 2022
Plagoset rëndë gazetari i Fox News në Kiev

Një tjetër gazetar  i huaj, Benjamin Hall, 39 vjeç, korrespondent i Fox News, u “plagos rëndë” teksa raportonte për luftën në Ukrainë.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia UNIAN duke nënvizuar se korrespondenti britanik ka fraktura në të dy këmbët.

Sipas informacioneve të publikuara nga Prokurorja e Përgjithshme Irina Venediktov në Facebook, gazetari aktualisht ndodhet në terapi intensive nën vëzhgimin e mjekëve.

Vetë televizioni amerikan deklaroi se për momentin “ka pak detaje” mbi incidentin.

Sipas informacioneve paraprake, Benjamin Hall ishte "duke mbledhur informacione pranë Kievit" kur ndodhi ngjarja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI