Flash

Alibeaj kërkoi largimin e Berishës/ Reagon “Foltorja”: Po luani blofin

Lapsi.al 21 March 2022
Alibeaj kërkoi largimin e Berishës/ Reagon “Foltorja”: Po

Kryetari në detyrë i PD-së Enkelejd Alibeaj lexoi pas dorëheqjes së Lulzim Bashës një deklaratë në emër të Grupit Parlamentar ku ndër të tjera i bëhej thirrje “Foltores” që të bënte edhe ajo një hap pas duke larguar Sali Berishën.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Komisioni i Rithemelimit me anë të një deklarate ku thekson se “akti i fundit i Bashës shënon largimin e tij te zvarritur pa fund, pa asnjë lloj argumentimi dhe asnje marrje pergjegjesie.

Me gjithe kete, kjo eshte një mundesi e mire per te bashkuar demokratet permes institucionit te votes se lire. Tani nuk eshte koha per te nxjerre "ultimatume" apo deklarata te pavotuara nga te emeruarit e te shkarkuarve.

Te emeruarit e vules, te shkarkuar nga kuvendi historik i 11 dhjetorit 2021, po kerkojne te luajne me bllofin duke besuar se mund te mbajne peng simbolet e PD-se e duke vene kushte sipas filozofise se te dorehequrit apo nga të emeruarit e tij ne PD-ne e Vules.

Tani nuk eshte koha per thellimin e perçarjes, por per fillimin e nje procesi te hapur, te sinqerte dhe perbashkues i cili sigurisht kalon vetem permes votes se lire te demokrateve!”- thuhet ndër të tjera në deklaratë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

BE reagon pas dorëheqjes së Lulzim Bashës

Zyra e delegacionit të BE në Tiranë ka reaguar pas dorëheqjes së Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një deklaratë thuhet se “e respektojnë vendim...

20:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI