Flash

Gazmend Bardhi zbulon kush e ka marrë tani drejtimin e PD

Lapsi.al 21 March 2022
Gazmend Bardhi zbulon kush e ka marrë tani drejtimin e PD

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi njoftoi se pas dorëheqjes së Lulzim Bashës ka thirrur në një takim nënkryetarët e partisë Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj si dhe Kryetaren e Këshillit Kombëtar të PD, Arta Sakja.

Bardhi thotë se sipas Statutit të Partisë dhe për të mos krijuar asnjë vakuum në drejtimin e saj i ka konsultuar ata me qëllim paraqitjen për zgjedhjen menjëherë nga Këshilli Kombëtar të komandimit të njërit prej nënkryetarëve për drejtimin e Partisë.

Sipas asaj që deklaron Bardhi, nënkryetarja Jorida Tabaku ka hequr dorë nga e drejta statutore për t’u propozuar në Këshillin Kombëtar për drejtimin e Partisë.

“Për pasojë, në përputhje me nenit 46 të Statutit, drejtimi i partisë në këtë periudhë tranzitore, deri në vendimmarrjen e institucioneve të partisë, do të behet nga Nënkryetari i Partisë dhe Kryetari i Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj” – thuhet në deklaratën e Gazmend Bardhit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI