Flash

Këlliçi zbulon çfarë kërkon Komisioni i Rithemelimit pas largimit të Bashës

Lapsi.al 22 March 2022
Këlliçi zbulon çfarë kërkon Komisioni i

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi thotë se dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD ishte një hap i vonuar, por i domosdoshëm.

“Zoti Basha u largua nga zyra sepse u shkarkua. Vendimi i delegatëve është ratifikuar, zoti Basha u shkarkua nga anëtarësia, por është për tu përshëndetur një vendim i vonuar. I takon bazës të zbatojnë vendimet e Kuvendit të PD.

Ky ka qenë një hap edhe pse i vonuar një gjysmë hap i mirë, për të zgjidhur krizën. Këto muaj ka pasur debat pafund dhe qeveria është lënë në harresë. Ky debat ka qenë i dyanshëm dhe fokusi ka qenë zgjidhja e krizës së brendshme” – tha Këlliçi në “News 24”.

Më pas deputeti që është rreshtuar në krahun e Berishës thotë se Komisioni i Rithemelimit kërkon që bashkimin e demokratëve t’a zgjidhë vota.

“Ka një mbledhje të Komisionit të Rithemelimit, qëllimi mbetet edhe normalizimi i marrëdhënieve me kolegët tanë. Unë hyj ke ata politikanë të rinj që mendoj se në politik ka njerëz me kontribute dhe nuk kemi luksin të humbasim me njerëz dhe e vetmja mënyrë është vota…

Selia u kthye në bunker dhe një tjetër detyrë është të ç’bunkerizohet PD. Hapi i parë do të jetë zhbunkerizimi i PD, s’mund të kalohet pa harruar gazi lotsjellës i demokratëve, rrahja e tyre sepse kishin shkuar në seli.

Më është vjedhur zyra nga njerëz të armatosur dhe këtë nuk e harroj, nga Prokuroria nuk jam thirrur, por këtë çështje nuk e lë. Ky është pra një moment reflektimi”, - tha Këlliçi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shpërthen zjarri në afërsi të Çernobilit

Zjarre masive kanë shpërthyer në afërsi të reaktorit bërthamor të Cernobilit në Ukrainë. Kjo e fundit deklaron se centrali kontrollohet nga rusët.  Të paktën...

19:41

Aksident në Elbasan

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan ku janë përplasur dy makina, një "Benz" dhe një "Wolsvagen". Sksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30 në kry...

19:08

Deti tërhiqet në Shëngjin dhe Vlorë

Pas Shëngjinit, edhe në bregdetin e Vlorës ka ndodhur fenomeni i rrallë i tërheqjes së detit me disa metra. Sigurohen pamjet e tërheqjes së detit, që ka habitur...

17:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI