Flash

Alibeaj shmang Berishën: Gati të ulemi me Komisionin e Rithemelimit

Lapsi.al 23 March 2022
Alibeaj shmang Berishën: Gati të ulemi me Komisionin e Rithemelimit

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka shtrirë dorën pjesës tjetër të partisë që përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit.

Pas përfundimit të mbledhjes që zgjati afro 4 orë, Alibeaj tha se emrat e grupit të punës do të caktohen prej tij, por që tashmë po pret sinjale nga pala tjetër. I pyetur për kushtin e distancimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, këtë herë Alibeaj nuk dha asnjë sqarim.

“Kjo është një shenjë tjetër e ngritjes së nivelit të përgjegjësisë. Me këtë sens përgjegjësie, duam bashkimin, një gjë e kërkuar nga demokratët, për të mirën e demokratët, duke hequr dorë nga gjuha e linçimit si mënyra e vetme për të bashkuar demokratët. Ky është çelësi i këtij morali, me ‘bon sens’, me mirëkuptim.

Është caktuar kryetari i komanduar, që do të thotë unë, që do caktoj emrat e negociatorëve, por po presim sinjalin e parë të kësaj rruge. Është gjithçka e qartë. Sot në vendimin e kryesisë, çdo dilemë e masë skepticizmi është e shkuar. Ju faleminderit dhe ndjesë për vonesën që patëm sot” – tha Alibeaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vritet një gazetare ruse në Kiev

Një gazetare ruse është vrarë gjatë bombardimeve po nga forcat ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Oksana Baulina kishte raportuar nga Kievi dhe qyteti perëndim...

21:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI