Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Belind Këlliçi zbulon detajin për mbështetësit e Bashës: Nuk vijnë në seli që nga dita e premte

Lapsi.al 28 March 2022
Belind Këlliçi zbulon detajin për mbështetësit e

Deputeti Belind Këlliçi deklaroi se që nga e premtja, kur pas vendimit të Gjykatës Komisioni i Rithemelimit mori në dorë PD-në, asnjë nga mbështetësit e Lulzim Bashës nuk është paraqitur në seli.

“Kam qenë në tre ditët e fundit në seli. Një lajm i mirë që ka qytetarë që janë rikthyer. Askush nga mbështetësit e zotit Basha nuk kanë qenë prezentë. As zoti Alibeaj, kryetar grupi se nuk ka kryetar të komanduar është shkarkuar. Në godinë nuk ndodhet askush. Në ndryshim nga ata mentaliteti ynë është përbashkues. Mund të vinë kur të duan. Janë zhdukur nga dita e premte kur ne vajtëm në seli”, u shpreh Këlliçi në emisionin Radar Informativ në Abc News.

Këlliçi tha se vijon puna për heqjen e dyerve të blinduara. Deputeti konfirmoi po ashtu edhe ndryshimet në zyrën e shtypit. Ai tha se në këtë zyrë ndodhet vetëm Silvi Bardhi. “Në zyrën e shtypit nuk ndodhet asnjë tjetër përveç zonjës Silvi Bardhi. Kemi rikthyer në punë rojen”, shtoi deputeti.

Nga dita e premte Komisioni i Rithemelimit ka marrë kontrollin e selisë së Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Tiranës regjistroi Kuvendin e 11 Dhjetorit të mbajtur në stadiumin "Air Albania". ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI