Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Kanye West akuzon Adidas për kopjim

Lapsi.al 5 August 2022
Kanye West akuzon Adidas për kopjim

Kanye West ka shpërthyer së fundmi ndaj kompanisë , Adidas e cila merret me prodhimin dhe shpërndarjen për markën e tij miliardë dollarëshe Yeezy.

Përmes një bisede me 'Complex', reperi deklaroi se Adidas  nuk kërkoi kontributin e tij përpara se të krijonte ngjarjen vjetore të blerjeve.

“Adidas e krijoi idenë e Yeezy Day pa miratimin tim,” filloi West, përpara se të pretendonte se marka gjithashtu “riktheu stilet më të vjetra”,"vodhi ngjyrat dhe stilet e tij” dhe punësoi një menaxher të përgjithshëm , të gjitha pa dijeninë apo pëlqimin e reperit.

Kanye pohoi gjithashtu se Adidas "ngadalësoi prodhimin" në partneritetin e tij në Yeezy Gap me Balenciaga, duke e penguar atë që të nxirrte në treg  këpucë si pjesë e bashkëpunimit.

 

West më pas vazhdoi të fliste për partneritetin me Balenciaga dhe Gap, duke thënë se Adidas ngadalësoi prodhimin e atleteve që ai dhe drejtoresha kreative e Balenciaga, Demna Gvasalia krijuan pavarësisht se këpucët nuk shkelnin kontratën e tij me kompaninë. “Kontrata ime thotë se mund të bëj këpucë casual”, deklaroi artisti./Lapsi.al

Të këshilluara

Trendet që nuk duhen humbur këtë verë

Është e vështirë të shpëtosh nga tendencat e panumërta të verës 2022 që keni parë gjatë gjithë sezonit: pantallonat Cargo, nallanet, jorts, fustanet e thurur et...

12:02

Zgjidhet cështja e pasurisë së Prince

Një gjykatës në Minesota ka vendosur saktësisht se si do të shpërndahet pasuria prej 156 milionë dollarësh e Prince duke i dhënë fund një beteje gjyqësore gjash...

17:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI