Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Bashkohen pas 30 vitesh Snoop Dogg dhe Dr. Dre

Lapsi.al 12 August 2022
Bashkohen pas 30 vitesh Snoop Dogg dhe Dr. Dre

Snoop Dogg dhe Dr. Dre kanë vendosur të bashkëpunojnë sërish pas 30 vitesh.

Gjatë premierë së filmit,'Day Shift', Snoop Dog konfirmoi lajmin por vendosi të mos jepte asnjë detaj rreth projektit.

"Ne po punojmë diçka të vogël," tha Snoop. “Nuk dua të flas shumë për këtë, por jemi rikthyer sërish bashkë”.

“Kanë kaluar 30 vjet që kur kemi punuar për një këngë, dhe po bëjmë diçka, po punojmë për diçka”, shtoi ai .

Snoop ka punuar në shumë projekte kohët e fundit, duke përfshirë dhe pjesëmarrjen në filmin 'Day Shift' me Jamie Foxx. Në film, Foxx luan një baba të pafat, i cili siguron jetesën e tij duke gjuajtur dhe vrarë vampirët. Snoop luan si shfarosësin tjetër të vampirëve Big John Elliott.

"Ne kemi qenë miq për një kohë të gjatë,"u shpreh reperi për aktorin. "Pra, është shumë fat për ne ,që jemi në këtë pjesë të karrierës sonë, tpunojmë së bashku dhe  shijojmë shoqërinë e njëri-tjetrit."

Dyshja ndanë gjithashtu një moment të veçantë në tapet, përpara kamerave të ET, kur Snoop i dhuroi Foxx një dhuratë të vogël shumë të veçantë - një nga zinxhirët e rrallë dhe ikonik të Death Row Record./Lapsi.al

Të këshilluara

A$AP Rocky akuzohet nga ish-shoku i tij

A$AP Rocky në telashe! Ai akuzohet nga ish-shoku i tij A$AP Relli, ku ky i fundit thotë se është qëlluar me armë nga reperi. Më 6 nëntor 2021, Rocky ra në prang...

12:39

Madonna rrëfehet si kurrë më parë

Këngëtarja me famë botërore, Madonna është rrëfyer si asnjëherë më parë. Ajo ka zbuluar një incident që i ka ndodhur në fillimet e karrierës së saj. Madonna ka...

09:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI