Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Publikohet fotoja e parë e Johnny Depp si Mbreti Louis XV për filmin 'Jeanne du Barry'

Lapsi.al 12 August 2022
Publikohet fotoja e parë e Johnny Depp si Mbreti Louis XV për filmin

Johnny Depp po i rikthehet aktrimit.

Të mërkurën, WhyNotProductions dhe France Télévisions zbuluan pamjen e tyre të parë të aktorit si Mbreti Louis XV në dramën e ardhshme, Jeanne du Barry, me regji të regjisores franceze, Maïwenn.

Filmi ndjek historinë e zonjës së fundit të Mbretit të Francës, Jeanne du Barry, e cila lindi në varfëri, por arriti të ngjitej në shkallët shoqërore duke përdorur inteligjencën e saj për t'u bërë shoqëruesja e preferuar e Louis XV, sipas Deadline.

Maïwenn, 46, do të luajë vetë personazhin kryesor së bashku me Depp, 59, sipas medias.

Xhirimet për produksionin filluan muajin e kaluar në shumë vende në Francë, duke përfshirë Versajën dhe Parisin.Në film do të luajnë gjithashtu Benjamin Lavernhe, Pierre Richard, Melvil Poupaud, Noémie Lvovsky, Pascal Greggory dhe India Hair.

Projekti do të jetë filmi i parë artistik për aktorin pas tre vitesh dhe vjen pas fitores së tij në gjyqin e shpifjes kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, në të cilën juria e shpërbleu atë me 15 milionë dollarë dëmshpërblim./Lapsi.al

[embed]https://twitter.com/winonasrider/status/1557402849172197377?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1557402849172197377%7Ctwgr%5Eab629e584b977feff506e513dc47679fa88ed9fe%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fpeople.com%2Fembed%3Furl%3Dhttps3A2F2Ftwitter.com2Ftwitter2Fstatus2F1557402849172197377id%3Dmntl-sc-block_1-0-10-iframeoptions%3De303DdocId%3D6423478[/embed]

Të këshilluara

A$AP Rocky akuzohet nga ish-shoku i tij

A$AP Rocky në telashe! Ai akuzohet nga ish-shoku i tij A$AP Relli, ku ky i fundit thotë se është qëlluar me armë nga reperi. Më 6 nëntor 2021, Rocky ra në prang...

12:39

Madonna rrëfehet si kurrë më parë

Këngëtarja me famë botërore, Madonna është rrëfyer si asnjëherë më parë. Ajo ka zbuluar një incident që i ka ndodhur në fillimet e karrierës së saj. Madonna ka...

09:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI