Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Filmi i Taylor Swift nominohet për cmimin Oscar

Lapsi.al 14 August 2022
Filmi i Taylor Swift nominohet për cmimin Oscar

Projekti i fundit i Swift-it All Too Well: The Short Film thuhet se është kualifikuar për t'u nominuar për çmimin Oscar në kategorinë më të mirë Live Action Short në ceremoninë e vitit të ardhshëm,

Projekti  u publikua në internet dhe në sheshin AMC Lincoln në Nju Jork më 12 nëntor. Fatkeqësisht për Swift, kjo datë e publikimit e bën filmin të papërshtatshëm për kategorinë Filmi më i Mirë i Çmimeve të Akademisë, pasi ato projekte duhet të jenë lëshuar jo më herët se data që vendos Akademia. Megjithatë,për filmin me metrazh të shkurtër më të mirëdatat janë nga 1 tetori 2021 deri më 30 shtator. 2021 duke mundësuar nominimin e artistes.

Taylor shkroi dhe drejtoi videon 13-minutëshe për të cilën u frymëzua nga versioni i ri , "All Too Well", i cili shfaqet në albumin e saj të fundit të ripublikuar, Red (Versioni Taylor). Publikimi origjinal i këngës nga Swift ishte në vitin 2012 në albumin e saj Red.

Kënga flet për një ndarje që Swift u përball më shumë se një dekadë më parë, dhe me kalimin e viteve ajo është bërë një nga këngët e preferuara të fansave dhe një nga më të vlerësuara të fitueses së Grammy-t./Lapsi.al

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=tollGa3S0o8[/embed]

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Piero Angela

I lindur në Torino më 22 dhjetor 1928, Piero Angela u vlerësua gjerësisht në televizion pasi shpërndau dhe mbrojti njohuritë shkencore në librat e shumtë që bot...

19:15

Ndahet nga jeta Anne Heche

Pasi pësoi një aksident të tmerrshëm me makinë të premten e kaluar, aktorja Anne Heche ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare. Lajmet për drejtimin e pakujdes...

13:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI