Flash

Publikohen fotot e para të Pique me të dashurën e re

Lapsi.al 23 August 2022
Publikohen fotot e para të Pique me të dashurën e re

Gerard Pique dhe e dashura e tij e re nuk fshihen më.

Pasi ai dhe Shakira i dhanë fund lidhjes disavjeçare, futbollisti katalanas është përfolur për një lidhje me një bionde të re simpatike, identiteti i së cilës u zbulua pak ditë më parë nga 'The Sun'.

Clara Chía Martí, është 23 vjeçe, studion për marrëdhënie me publikun dhe punon në Kosmos, një kompani që i përket Gerard Piqué-s.

Pasi emri i saj u bë publik, Martí ka fshirë rrjetet e saj sociale. Megjithatë, çifti ka vendosur ta tregojë dashurinë e tyre dhe të mos e fshehë atë që ndiejnë për njëri-tjetrin. Gjatë koncertit të fundit të Dani Martin dhe me këngën e tij të famshme 'Cero' në sfond, futbollisti dhe biondja shkëmbyen një puthje romantike dhe pasionante që u kap me kamera nga disa prej të pranishmëve dhe që 'Socialité' e ka publikuar ekskluzivisht.

Në video ata shfaqen shumë të afruar, duke shijuar mbrëmjen.

Të këshilluara

Zbulohen 20 sekrete rreth 'Dirty Dancing'

E krijuar për vetëm 6 milionë dollarë, askush nuk e priste që Dirty Dancing të ishte një hit  kur u publikua më 21 gusht 1987. Në fakt, producentja Linda Got...

14:39

James Bond, në ekran deri në vitin 2037

James Bond thuhet se 'do të jetë në ekran të paktën deri në vitin 2037' pasi producentët nënshkruan një marrëveshje të re. Filmi, i cili u transmetua për her...

13:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI