Flash

Shakira kërkon ndihmën e psikologut pas ndarjes nga Pique

Lapsi.al 24 August 2022
Shakira kërkon ndihmën e psikologut pas ndarjes nga Pique

Pasi Gerard Pique u pa kohët e fundit duke u puthur me të dashurën e tij të re në publik, janë shfaqur raporte që thonë se Shakira është takuar me një psikolog pas ndarjes së tyre.

Paparazzi Jordi Martin tha për “RCN Mundo” se këngëtarja ka mbetur e “shkatërruar” nga ndarja.

“Mund të them se Shakira është keq”, tha ai. “Ajo është e shkatërruar emocionalisht, madje ka pasur nevojë për mbështetje psikologjike. Ajo kurrë nuk e priste që Pique të ishte i tillë”.

Një gazetare e afërt me çiftin, Martin deklaroi se e ka ndjekur çiftin që në fillim të lidhjes së tyre, që do të thotë se i njeh më mirë se të tjerët.

“Marrëdhënia ime me Pique dhe Shakirën ka 12 vjet, që nga fillimi i lidhjes së tyre”, tha Martin. “Domethënë ditën e parë që ishin bashkë në Ibiza. Atë natë unë isha tashmë në detyrë dhe gjithmonë jam gati kur bëhet fjalë për ta”.

Ai shtoi gjithashtu se “në fillim ishte një lidhje shumë e bukur, shumë intensive. Mes tyre kishte shumë pasion, por ndarja ka qenë shumë e dhimbshme për Shakirën”.

Pique është i dashuruar me Clara Chia

Martin shtoi se Pique ka qenë në lidhje me Clara Chia Marti, një 22-vjeçare, që nga shkurti.

Të këshilluara

Aktori i njohur akuzohet për krim seksual

Aktori, Gary Busey është arrestuar në Cherry Hill, New Jersey pasi u akuzua për tre akuza të lidhura me krimin seksual dhe një akuzë për ngacmim. "Një burrë ...

18:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI