Flash

Përplasi disa makina/ Policia: Drejtuesi i autobusit nuk ishte në gjendje të dehur

Lapsi.al 27 February 2023
Përplasi disa makina/ Policia: Drejtuesi i autobusit nuk ishte në

Policia ka dalë në një njoftim të dytë lidhur me përplasjen e autobusit me disa mjete në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”. Blutë njoftojnë se janë nëntë persona që janë lënduar nga përplasja. Ndërkohë nga testi i kryer ka rezultuar se drejtuesi i mjetit nuk ka qenë në efektin e pijeve alkoolike.

Ndërkohë nga aksidenti janë dëmtuar shumë mjete dhe për është bllokuar kalimi për disa minuta.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ku rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete, ju sqarojmë se:

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

Plagoset me thikë shqiptari në Greqi

Një shqiptar është plagosur me thikë në Larisa të Greqisë. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur pas orës 22:00 të mbrëmjes. Kanë qenë personat që kanë ...

09:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI