Flash

"Tigri i korrupsionit, por jo koka"/ Berisha: Ahmetaj i ka shkuar pas Ramës në Angli

Lapsi.al 24 March 2023
"Tigri i korrupsionit, por jo koka"/ Berisha: Ahmetaj i ka shkuar pas

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe, aty ku ndodhet edhe kryeministri Edi Rama.

“Mediat njoftojnë se tigri i korrupsionit ka udhëtuar për në Londër, për një deal me Edi Ramën. Nuk mund të konfirmoj, as të mohoj këtë udhëtim. Por edhe njëherë, siguroj shqiptarët se Arben Ahmetaj është një nga personat kryesorë të mega-aferës korruptive të djegësve. Por personi më kryesor, njëshi me distancë në këtë aferë, është personalisht Edi Rama.E kam përsëritur dhe e përsëris qindra herë, Edi Rama është njeriu që ka firmosur për kontratën me negociata të mbyllura në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit. Ai ka furnizuar fondin rezervë të Këshillit të Ministrave për sipërmarrjen e tij të djegësave.

Edi Rama është përgjegjësi më kryesor, numër një, pasi tetë muaj përpara se të formohej sipërmarrja e Mërtirit dhe Zotos, i akordoi asaj me vendim të Këshillit të Ministrave, bonusin prej 8 pikësh, paçka se ministrja Felaj i kishte thënë se ndërmarrja nuk ekzistonte. Edi Rama është njeriu direkt përgjegjës për djegësat. Kjo sepse dokumentet faktojnë se ai i ka bërë presion Ahmetajt për të firmosur. Janë pra një seri rrethanash. Edi Rama është implikuar me thjeshtrën e tij në fushën e Porto Romanos. Një ditë vendosi që aty të ndërtohej një eko-park. Por jo vetëm kaq, por projektin e eko-parkut do e bënte si nënkontraktore, kompania ku punon thjeshtra e tij. Mirëpo SKAP-i është i partisë dhe është sot për sot, organi më i kapur në drejtësinë dhe gjithë shtetin shqiptar.”

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë 24 mars

Tregu i këmbimit valutor ka reflektuar pak ndryshime këtë të premte. Sot një dollar amerikan do të blihet me 105.2 lekë dhe do të shitet me 106.2 lekë. Euro sot...

10:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI