Flash

Vijojnë protestat e dhunshme në Francë kundër moshës së pensionit, digjet bashkia e Bordosë

Lapsi.al 24 March 2023
Vijojnë protestat e dhunshme në Francë kundër moshës

Mbi 1 milion njerëz protestuan në Francë, të enjten, kundër reformave të pensioneve. Në Paris, disa protestues që po mbanin maska të zeza u përplasën me policinë, pasi sulmuan të paktën dy restorante, një supermarket dhe një bankë. Policia, e goditur nga kokteje molotovi dhe sende të forta, përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Një mjegull gazi lotsjellës mbuloi një pjesë të Pallatit të Operës, ku protestuesit u mblodhën në fund të marshimit.

Sipas Ministrisë së Brendshme, ishin rreth 1,500 protestues të dhunshëm. Dhuna shpërtheu edhe në marshime të tjera. Të tilla pati veçanërisht në qytetet perëndimore të Nantes, Renes dhe Lorient. Këtu një ndërtesë administrative u sulmua. Bashkisë së Bordosë i është vënë zjarri.

Protesta të dhunshme pati edhe në qytetin në Lion, në juglindje të Francës. Ministria e Brendshme tha se marshimi në Paris mblodhi 119,000 njerëz, që ishte një rekord për kryeqytetin gjatë protestave kundër reformës së pensioneve. Sondazhet thonë se shumica e francezëve e kundërshtojnë projektligjin e presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç, gjë që ai thotë se është e nevojshme për të mbajtur sistemin në këmbë.

Duke u mbështetur me pjesëmarrjen e madhe, sindikatat kërkuan me shpejtësi protesta dhe greva të reja të martën. Ato përkojnë me kohën e vizitës së planifikuar të mbretit Charles III në Francë. Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin, pasi vizitoi selinë e policisë të enjten mbrëma, teksa prostea të dhunshme vazhdonin në disa lagje të Parisit, dha garanci se siguria "nuk përbën problem" dhe monarku britanik "do të mirëpritet"./REL

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Këtë të premte, deri në orët e mesditës vija bregdetare dhe qytetet e zonës së ulët parashikohet të jenë në mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime. N...

07:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI