Flash

Radhë të gjata në doganën e Dibrës, qytetarët shqiptarë dynden drejt Maqedonisë së Veriut

Lapsi.al 25 March 2023
Radhë të gjata në doganën e Dibrës, qytetarët

Moti i mirë i kësaj fundjave ka bërë që të ketë radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar mes vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo është evidentuar edhe në Bllatë të Dibrës. Dhjetëra automjete kanë pritur me orë për të kaluar në shtetit fqinj. Radha e automjeteve ka shkuar deri në 2 kilometra në anën shqiptare. Ndërkohë nga pala maqedonase nuk ka vonesa.

Fundjavat shënojnë një fluks të lartë të lëvizjes së qytetarëve nga Dibra dhe Bulqiza drejt shtetit fqinj. Banorët e këtyre dy zonave shfrytëzojnë distancën e afërt me Dibrën e Madhe dhe blejnë produkte për konsum dhe furnizohen me karburant për shkak se çmimet janë shumë më të ulta se në vendin tonë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI