Flash

Video/ Liverpool rikuperon dy gola e ndalon Arsenal: Salah shënon e humb penallti, Arteta +6 nga City

Lapsi.al 9 April 2023
Video/ Liverpool rikuperon dy gola e ndalon Arsenal: Salah shënon e humb

Arsenali ndalon dhe, në javën e 30 të Premier League, barazon me Liverpool 2-2. Në Anfield, Klopp rikuperoi dy gola ndaj homologut Arteta, pas avantazhit të dyfishtë nga Martinelli dhe Gabriel Jesus. Salah fillimisht shkurtoi diferencën e më pas humbi një penallti. U kujdes Firmino tre minuta nga fundi, që të ndalonte vrapimin e Gunners drejt titullit. Arsenal tani është gjashtë pikë përpara City, që ka edhe një ndeshje për të luajtur. Në ndeshjen tjetër, Crystal Palace dominon 5-1 në Leeds.

Barazim e spektakël mes Liverpool dhe Arsenal. Përfundoi 2-2 në Anfield, ku u deshën vetëm tetë minuta që Gunners të zhbllokonin ndeshjen. Martinelli kaloi Arsenal në avantazh, duke ndezur edhe reagimin e Reds. Skuadra e Klopp iu afrua barazimit me Robertson, por pësoi dyfishimin. Në minutën e 28' krosim perfekt për Gabriel Jesus nuk u gabua nga braziliani. Me kokë Jesus shënoi golin e tetë në kampionat. Në fund të pjesës së parë, Liverpool u zgjohet, fillimisht shkon pranë golit me Salah dhe më pas shkurtoi diferencën po me egjiptianin. Në minutën e 42' Salah shënoi për herë të 24 këtë sezon.

Lexo më tej: Kthehet nga dëmtimi, shënon e thyer rekord të ri: Haaland 200 gola në karrierë, kalon edhe Messi e CR7

Në pjesën e dytë ishtë një lojë krejtësisht ndryshe. Vendasit vazhdonin të shtynin dhe në minutën e 52' kishin mundësinë e artë të barazonin. Hyrja e vrullshme e Holding mbi Jota shkaktoi penallti, por Salah humbi goditjen e dytë nga pika e bardhë në katër ndeshjet e fundit. Ramsdale u detyrua të ndalojë Salah e më pas edhe Nunez, në sforcon e Reds për të barazuar. Portieri i Gunners nuk mundi të bënte asgjë në goditjen me kokë të Firmino, që në minutën e 87' riktheu ekuilibrin. Përfundoi 2-2, Arsenal ngjitet në 73 pikë, duke ruajtur epërsinë prej gjashtë pikësh ndaj Manchester City. Guardiola, megjithatë, ka një ndeshje për të rikuperuar dhe mundësinë për të përgjysmuar disavantazhin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI