Flash

Video/ Si Ancelotti pas triumfit në Camp Nou, Setien e tall pasi e mundi në Bernabeu: "Nesër ditë e lirë"

Lapsi.al 9 April 2023
Video/ Si Ancelotti pas triumfit në Camp Nou, Setien e tall pasi e mundi
Karma vjen herët a vonë, edhe pse ndonjëherë andej nga nuk e pret. Video e teknikut Carlo Ancelotti, i cili pasi mundi Barcelonën 4-0 në Camp Nou, e çoi peshën dhomën e zhveshjes së Real Madrid u bë ikonike. Tekniku italian i dha skuadrës, në ato imazhe, një ditë pushimi. Por e gjithë videoja ditët e fundit ka qarkulluar fuqishëm në internet dhe me sa duket edhe trajneri i Villarreal, ish-blaugranasi Quique Setien, e kishte parë. E hakmarrja u shërbye menjëherë, pasi Villareal fitoi 3-2 në Bernabeu. Lexo më tej: Video/ “Ju kam gënjyer”. Fjalimi i Ancelotti pas Barça-Real 0-4: një oshëtimë shkundi dhomat e zhveshjes Një rezultat me të cilin Villarreal i dha fund ëndrrave të rikthimit të Blancos në kampionat. E duke parë edhe të shkuarën katalanase, tekniku nuk ka ngurruar të tallet me kolegun e tij merengues, me një video ku gjithashtu i premtoi skuadrës një ditë pa stërvitje. Videoja e ngacmimit në rrjetet sociale të Setien tashmë është bërë virale. Ajo është vlerësuar shumë, jo vetëm nga tifozët e tij, por edhe nga ata të Barçës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI