Flash

Juventus, probleme të mëdha me Allianz: 170 milionë euro në rrezik për rrahjen me interistët

Lapsi.al 12 April 2023
Juventus, probleme të mëdha me Allianz: 170 milionë euro në
Allianz, sponsor i Juventus, ka dërguar një ankesë zyrtare në klubin bardhezi. Në qendër të saj ka qenë qëndrimi i lojtarëve në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Inter. Kështu, përleshja e ndodhur në fund të ndeshjes Juventus-Inter në Kupën e Italisë vazhdon të bëjë zhurmë. Përveç skualifikimit me 3 ndeshje për Cuadrado dhe mbylljes së Curva Sud për ndeshjen kundër Napolit, tashmë ka një ankesë zyrtare nga një sponsor. Është pikërisht Allianz, një nga sponsorët e mëdhenj të klubit të Juventus. Zonja e Vjetër dhe gjigandi i sigurimeve nënshkruan një marrëveshje në vitin 2017. Bashkëpunimin më pas e zgjeruan në vitin 2020, mbi bazën e 176 milionë eurove. Ato do të paguhen deri në vitin 2030 për të drejtat e emërtimit të stadiumit dhe forma të tjera sponsorizimi. Allianz, megjithatë, nuk i ka pëlqyer reagimi i lojtarëve bardhezinj në fund të gjysmëfinales së Kupës së Italisë. Mbi të gjitha sherri që u ngrit pas ofendimeve raciste ndaj Lukakut. Në video, Campora paralajmëron klubin për një sjellje të tillë dhe thotë: "Unë do t'i dërgoj një letër drejtuesve të lartë të klubit. Sepse nuk e konsideroj absolutisht të pranueshme që lojtarët që mbajnë markën tonë në fanellën e tyre të kenë qëndrime krejtësisht të censurueshme. E për të cilat ne nuk pranojmë asnjë justifikim që lidhet me agonizmin konkurrues”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI