Flash

Kronikat/ Top Channel si ekran i inceneratorëve

Lapsi.al 13 April 2023
Kronikat/ Top Channel si ekran i inceneratorëve

Mbrojtja e inceneratorëve tashmë ka emër. Nuk kalon ditë që Top Channel të mos vërë ekranin e tij në shërbim të bosëve që janë shpallur në kërkim. Një herë fillojnë fushata sulmi ndaj atyre që mendohet se kanë tradhëtuar Klodian Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugallën dhe një ditë tjetër shpallen goditje ndaj politikanëve që guxojnë të denoncojnë djegësit e Elbasanit, Fierit e sidomos Tiranës. Kur dita lihet bosh, përdoret ndonjë reporter i konfirmuar si gjobaxhi për të goditur gazetarët që nuk ndjekin këtë linjë.

Lexo me tej:

Dy Grida për inceneratorët, cilës t'i besojmë, asaj të PD apo asaj të Topit (video)

As kjo e enjte nuk ka bërë përjashtim. Lajmi i dytë në renditen e kronikave të ditës ishte apeli për pushimin e çështjes ndaj Klodian Mërtirit, Klodian Zotos dhe Stela Gugallës, me pretendimin se ata janë gjykuar njëherë për çështjen për të cilën po gjykohen aktualisht. Hapsirë në kronikë i ishte lënë vetëmKlodian Skënderaj, avokatit të të pandehurve, pa çuar në mend as aplikimin e parimit të thjeshtë të të dy burimeve.

E vërteta e shitjes së Top Channel për 9 milionë euro (faktet)

Po bëhen disa muaj që Top Channel ka ripërtërirë kryqëzatën në mbrojtje të bosëve të inceneratorëve pa ngritur asnjëherë pyetjet që ngre publiku se si u morr leja për to, sa e implikuar është qeveria në këtë aferë,  apo se sa para paguhen sot për shërbime që nuk kryehen.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI