Flash

Australi, Lexi Rodgers përjashtohet nga kampionati i basketbollit: “Është transeksuale”

Lapsi.al 18 April 2023
Australi, Lexi Rodgers përjashtohet nga kampionati i basketbollit:

Pas notit, regbisë dhe atletikës, edhe basketbolli. E kështu vazhdon të mbyllet rrethi i garave të femrave për atletet transgjinore. Të paktën në Australi, ku federata vendase ka përjashtuar lojtaren Lexi Rodgers. Ajo donte të merrte pjesë në një kampionat gjysmë-profesionist me skuadrën e Kilsyth Cobras. Por ka mbërritur vetoja. Në realitet, një vendim "kompleks për t'u vlerësuar" sipas krerëve federalë australianë. Ata preferojnë të avancojnë duke vlerësuar herë pas here çdo rast individual, pa përgjithësuar. Megjithatë, kjo është një dilemë e re sportive në një shoqëri ku gjinitë dhe sekset nuk konsiderohen më unanimisht definitive.

MIRËKUPTIMI

Përjashtimi i Rodgers u vendos pas një konsultimi me një komitet ekspertësh që përfshinte një mjek federal dhe një mjek sportiv: "Si organ qeverisës - specifikoi Federbasket Australian - ne e njohim faktin se jemi ende në rrugën e edukimit dhe të mirëkuptimit. Për të na ndihmuar të ndërtojmë një kuadër më kompleksive, Lexi do të na japë njohuri dhe këshilla nga përvoja e saj". Me pak fjalë, ka një vullnet nga ana e Basketball Australia për të zgjeruar cështjen. E gjitha duke pasur parasysh se "ekuilibri mes përfshirjes, drejtësisë dhe konkurrencës në sport do të jetë gjithmonë një fushë e vështirë për t'u përballur".

RASTET

Deri më tani, thekson edhe L'Equipe, problemi ka të bëjë kryesisht me transgjinorët e lindur meshkuj dhe që bëhen femra. Në rastet e kundërta problemi nuk ishte ngritur asnjëherë. Duke qenë se ata nuk mund të përfitonin avantazhe të veçanta në garat e meshkujve. Kështu Chris Mosier u kualifikua për Kampionatin Botëror të Duathlon në 2016, ndërsa Schuyler Bailar notoi për në Harvard për katër vjet, në NCAA. Aty ku u shndërrua në një intrigë ishte rasti i Lia Thomas, kampione universiteti, vitin e kaluar. Menjëherë pas kësaj, Federata Ndërkombëtare e Notit i ndaloi atletët transgjinorë të garonin, ashtu si në Rugby Botëror një vit më parë. E gjithë kjo pasi IOC ia la të lirë fushën çdo federate ndërkombëtare, pas Lojërave të Tokios ku ndër të tjera ishte kualifikuar e para peshëngritësja e Zelandës së Re dhe transgjinore, Laurel Hubbard.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI