Flash

Apeli përmbys Disiplinën e kthen Egnatian në shtëpi: rrogozhinasit mbeten pa spektatorë

Lapsi.al 19 April 2023
Apeli përmbys Disiplinën e kthen Egnatian në shtëpi:

Sërisht në shtëpi, pas një jave ekzil, por deri në fund pa tifozë. I përmbledhur, ky është vendimi që Apeli ka dhënë në lidhje me ankimimin e bërë nga klubi rrogozhinas. Komisioni i Apelit ka pranuar pjesërisht kërkesat e Egnatias, duke e reduktuar në vetëm 1 ndeshje fushën asnjëanëse.

Rrogozhinasit kishin marrë një goditje të fortë në ambicjen për tu prezantuar për herë të parë në histori në kompeticionet e UEFA-s. Egnatia e ka pësuar për shkak të sjelljes së tifozëve të tyre pas ndeshjes me Partizanin, duke u sanksuar rëndë nga Disiplina. Duke qenë përsëritëse, sjellja e tifozëve të Egnatia u ndëshkua “me zhvillimin e pjesës së mbetur të ndeshjeve për sezonin futbollistik 2022-2023 pa tifozë dhe në fushë asnjanëse”. Vendim që u kthye nga Apeli.

Lexo më tej: Pa tifozë e në fushë asnjëanëse: Disiplina trondit shpresat e KF Egnatia për arritjen historike në Europë

VENDIMI I APELIT

1. Pranimin e pjesshëm të ankimit të Klubit të Futbollit Egnatia.

2. Ndryshimin e Vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nr.32, datë 13.04.2023, pika 1 duke vendosur zhvillimin e vetëm 1 (një) ndeshjeje në fushë asnjanëse dhe pjesën e mbetur të ndeshjeve per sezonin futbollistik 2022-2023, pa spektatorë.

3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI