Flash

"Dua Inter në finale se është më i dobëti". Provokon Gallagher, replikon Inzaghi: “Shpresoj të ketë të drejtë”

Lapsi.al 18 April 2023
"Dua Inter në finale se është më i dobëti".
Simone Inzaghi ka folur në prag të Inter-Benfica, ndeshja e dytë çerekfinale e Ligës së Kampionëve. Tekniku zikaltër ka dashur gjithashtu të replikojë edhe me Noel Gallagher. Inter është në vigjilje të takimit më të rëndësishëm të sezonit të tyre. Gjysmëfinalja eventuale e Ligës së Kampionëve është gjithçka ndodhet mes Simone Inzaghi dhe shkarkimit. Në fakt kampionati rëndon mbi vlerësimet për trajnerin italian. Pas humbjeve kundër Monza, Fiorentina e Juventus në San Siro dhe një barazimi me Salernitana, zikaltrit kanë zbritur në vendin e pestë në renditje. Inzaghi e sheh veten -2 nga Milan i vendit të katërt, por 10 pikë pas Lazio të vendit të dytë. Nëse skuadra nuk reagon, edhe Atalanta mund të arrijë Interin, por fillimisht është ndeshja e Champions League kundër Benfica. Në San Siro, Inter është i fortë me avantazhin 2-0 në ndeshjen e parë. Marotta dhe drejtuesit e klubit po shohin tashmë teknikë të mundshëm për të thirrur në sezonin e ardhshëm, në rast të një shembje të ziklatërve. Por ndërkohë Inzaghi ka letrat e Champions League dhe Coppa Italia për të luajtur.

PËRGJIGJA NDAJ NOEL

Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes me Benfica, trajneri i Inter ka pasur kohë t'i përgjigjet edhe Noel Gallagher. Muzikanti i Mançesterit, një tifoz i madh i City, ka shprehur dje preferencat e tij se kë do të donte të takonte në finale: “Unë them Inter se është më i dobëti dhe Lukaku po luan keq. Nëse vërtet duhet të zgjedh një ekip për t'u përballur, them Inter sepse nuk janë shumë të mirë”. Nuk vonoi përgjigja e teknikut Inzaghi: “Gallagher është një këngëtar i madh, shpresoj të jetë edhe me fat në parashikime. Të shohim Inter në finale do të na bënte të gjithëve të lumtur”. Nuk e ka krejtësisht gabim. Arritja në finale do të ishte një rezultat i shkëlqyer për Inter. E pastaj dihet: asgjë nuk është e sigurt në finale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI