Flash

Video/ Inter nervoz para Benfikës: Onana e Brozovic sherr para gazetarëve, i ndajnë shokët e skuadrës

Lapsi.al 18 April 2023
Video/ Inter nervoz para Benfikës: Onana e Brozovic sherr para
Në prag të ndeshjes vendimtare të kthimit për çerekfinalen e Champions League ndaj Benfica, sigurisht që nuk mund të thuhet se klima te Inter është më e qeta. Ajo që ndodhi në stërvitjen e sotme është emblematike. Gjatë kuadratit klasik të nxehjes, Onana dhe Brozovic patën një përballje të ashpër. Vetëm ndërhyrja e menjëhershme e shokëve të skuadrës nuk lejoi që situata të degjeneronte në një sherr të vërtetë, pa ndalim goditjesh. Ndeshja e nesërme në San Siro ndaj Benfica do të jetë vendimtare për Inter dhe teknikun Inzaghi. Situata është komplikuar veçanërisht pas disfatës ndaj Monzës, e 11-ta në një kampionat shumë poshtë parashikimeve. Për këtë arsye, trajneri i kishte kërkuar ekipit të izolohej dhe të ishte i ftohtë. Një ftohtësi që megjithatë nuk u pa në stërvitjen e vigjiljes. Dy nga lojtarët më përfaqësues zikaltër, Onana dhe Brozovic, për pak sa nuk u përplasën para gazetarëve që ndiqnin stërvitjen. Lexo më tej: “Dua Inter në finale se është më i dobëti”. Provokon Gallagher, replikon Inzaghi: “Shpresoj të ketë të drejtë” Skuadra ishte e impenjuar kuadratin kanonik, kur Onana u bë protagonist i një hyrjeje të ashpër dhe energjike ndaj Brozovic. Kroati reagoi duke i bërtitur diçka, që shkaktoi reagimin e portierit. Në atë moment Lukaku dhe D'Ambrosio ndërhyjnë për t'i ndarë dy grindësit, por jo përpara se mesfushori t'i jepte një të shtyrë shokut të skuadrës. Një rast i shuar menjëherë, por që e bën të qartë se si klima te zikaltrit nuk është tamam ajo më e qeta...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI