Flash

Neurokirurgu, psikiatri e gjashtë të tjerë akuzohen për vrasjen e Diego Maradona: rrezikojnë nga 8 në 25 vjet

Lapsi.al 19 April 2023
Neurokirurgu, psikiatri e gjashtë të tjerë akuzohen për
Drejtësia argjentinase ka konfirmuar hapjen e një procesi me aktakuzën e të pandehurve për rastin e vdekjes së El Pibe de Oro. Diego Armando Maradona humbi jetën në Buenos Aires më 25 nëntor 2020. Legjenda argjentinase pësoi një "edemë akute pulmonare të shkaktuar nga dështimi kronik i zemrës". Tetë të pandehurit akuzohen për vrasje të qëllimshme të thjeshtë. Për këtë krim, parashikohet një dënim nga 8 deri në 25 vjet burg. Ende nuk është bërë e ditur se kur do të zhvillohet gjyqi. Dhoma e Apelit dhe Garancive në San Isidro konfirmoi të martën se neurokirurgu Leopoldo Luque, psikiatri Agustina Cosachov dhe gjashtë punonjësit e tjerë shëndetësorë të akuzuar për vdekjen e Diego Armando Maradona do të gjykohen me akuzën e kryerjes së një "vrasjeje të qëllimshme të thjeshtë". Lexo më tej: “Maradona u varros pa zemër, i peshonte 200g më shumë”: mjeku-gazetar zbulon tentativën e vjedhjes së organit Aktakuza e tyre ishte kërkuar tashmë vitin e kaluar, por më pas ishte apeluar. Të pandehurit janë pjesë e grupit që shoqëroi Maradonën në muajt e fundit gjatë kurimit të tij në shtëpi. Sipas ekspertizës, ish-lojtari ishte “braktisur në fatin e tij” nga ekipi i tij mjekësor, duke e çuar në një agoni të ngadaltë. Të gjithë i kanë mohuar akuzat. Leopoldo Luque, një mjek dhe njeri i besuar i Maradonës, tha se ishte “krenar për atë që bëri”. Ai tha se “u përpoq të ndihmonte” ish-kampionin argjentinas, por tani rrezikon burgun.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI