Flash

Video/ Selmani fut në telashe Hallaçin: Kastrioti tërheq poshtë Kukësin, tani është vetëm çështje mbijetese

Lapsi.al 23 April 2023
Video/ Selmani fut në telashe Hallaçin: Kastrioti tërheq

"I mbyturi, të mbyt" është një shprehje që sic duket në Kukës nuk e dinin dhe e pësuan. Selmani i dha Kastriotit të vendit të fundit e me një këmbë në Kategorinë e Parë triumfin 1-0 ndaj bluve. Të besuarit e Hallaçit ëndërronin të ndiqnin zonën europiane, e neglizhuan kujdesin që kërkonte tekniku për këtë ndeshje. Kukësi u rrëzua në Elbasan Arena në një ndeshje që i imponon tani vetëm të shpëtojnë nga rënia, duke qenë se janë në zonën playout me 6 javë nga fundi.

Në sfidën e vlefshme për javën e 30 të Superiores ishin veri-lindorët ata të cilët e nisën me ritëm të lartë takimin. Në minutën e 11 Delimedjac goditi shtyllën me Salin të mundur. Portieri e kishte fatin me vete edhe tre minuta më pas, kur Basa u ndal po nga shtylla. Një fat i keq që i kondicionoi ndeshjen bluve, sepse në minutën e 28’, Santiago Selmani kaloi krutanët në avantazh në rastin e parë të paraqitur. Një goditje me kokë në zhvillimet e një këndore, që mposhti Tafas dhe kompromentoi ndeshjen.

[video width="760" height="428" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/selmani.mp4"][/video]

Kukësi provoi me forcë të ekuilibronte rezultatin. Tentativat për të mos dalë pa pikë nga ky takim të kuksianëve, u përplasën në barrierën e ngritur nga Çela. Skuadra e teknikut arriti të menaxhonte mirë rezultatin, madje duke shkuar edhe pranë golit të dytë me kundërsulm.

Lexo më tej: Video/ Klasike bardheblu: goditja e devijuar e Abazaj fundos Vllazninë, Tirana prek titullin kampion

Me këto tre pikë Kastrioti vazhdon të jetë në vendin e fundit, por vazhdon të shpresojë te mbijetesa. Kukësi bllokohet në zonën e playout në vendin e 8 dhe ndjen rrezikun e Bylis që nuk ka luajtur ende ndeshjen e tij me Partizanin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI