Flash

Lucas Hernandez e tradhëton, gruaja e tij e telendis në Instagram: “Buccino, ta kam falur”

Lapsi.al 24 April 2023
Lucas Hernandez e tradhëton, gruaja e tij e telendis në Instagram:
Kohë të vështira për Lucas Hernandez. Sikur të mos mjaftojë dëmtimi i gjatë që e mban jashtë fushave nga Katar 2022, tani vijnë edhe probleme të jetës private. Gruja e Lucas, vëllai i madh i Theo, ka bërë një postim kontrovers në Instagram. Ajo ka sulmuar bashkëshortin e saj dhe ka tërhequr në çështje të dashurën teorike: Cristina Buccino. Amelia de la Osa Lorente, gruaja e Lucas Hernandez, ka bërë publik skandalin që përfshin bashkëshortin e saj, me një histori në Instagram. Një akuzë e hapur për futbollistin se e ka tradhtuar me Cristina Buccino. Influencuesja spanjolle ka shkruar: “Tani mund të ndalosh së luajturi me të dyja palët, Lucas Hernandez. Po ta fal, Cristina Buccino. Mos harro se ke dy fëmijë që nuk vjen t'i shohësh". Akuza eksplicite i vë në siklet të gjithë të interesuarit, madje edhe Buccino, që nuk është e ri në këto akuza (përpara Lucas, Cristiano Ronaldo thuhej se është frekuentuar me të). Martesa mes Osa Lorentes dhe Hernandez duket se ka mbërritur në fund. Sidoqoftë, ishte një histori e trazuar. Të dy u martuan në Las Vegas në vitin 2017, pavarësisht se të dy kishin urdhra ndalimi ndaj njëri-tjetrit pas një sherri në shtëpinë e tyre. Rrahje që rezultoi në akuzën e të dyve për dhunë në familje. Pas kësaj gjykatësi i kishte penguar ata të takoheshin për 6 muaj, por 4 muaj më vonë ata ishin betuar për besnikëri të përjetshme. Tani që bashkëshortja duket se ka gjetur provat e tradhtisë, martesa mund të thuhet se ka përfunduar. Edhe pse me këta të dy duket se çdo gjë mund të pritet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI