Flash

Tottenham, lojtarët rimbursojnë tifozët pas turpërimit me Newcastle: "Fjalët nuk mjaftojnë"

Lapsi.al 25 April 2023
Tottenham, lojtarët rimbursojnë tifozët pas turpërimit me
Këto janë ditë vërtet të komplikuara te Tottenham. Figura e shëmtuar e bërë ndaj Newcastle i kushtoi pankinën teknikun Cristian Stellini. E me shumë gjasa vulosi edhe lamtumirën e Spurs për një vend në Ligën e Kampionëve të ardhshëm. Rezultati final 1-6 ishte i papranueshëm, aq më tepër duke pasur parasysh faktin se pas vetëm 21' Spurs ishin në 5-0. Lexo më tej: Tottenham pa busull, shkarkohet edhe Stellini: fatalë gjashtë golat e pësuar nga Newcastle Tre ditë pas katastrofës, Kane dhe shokët e tij vendosën të fusin duart në portofol dhe të rimbursojnë tifozët e pranishëm në St. James Park. "Si ekip, ne e kuptojmë zhgënjimin tuaj, zemërimin tuaj. Ne nuk ishim u treguam mjaftueshëm të mirë. Ne e dimë se fjalët nuk mjaftojnë në situata si këto. Por na besoni, një humbje si kjo dhemb - shprehu klubi londinez në një deklaratë -. E vlerësojmë mbështetjen tuaj, në shtëpi dhe transfertë. E me këtë në mendje duam t'i rimbursojmë tifozët për kostot e biletave të St James' Park. E dimë se kjo nuk e ndryshon atë që ndodhi të dielën e do të bëjmë gjithcka për të sistemuar gjërat kundër Manchester United të enjten mbrëma, kur edhe një herë, mbështetja juaj do të jetë gjithçka për ne. Së bashku - dhe vetëm së bashku - mund të ecim përpara".

KOMUNIKATA E TOTTENHAM

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI