Flash

Video/ Tris i Atalantës, Gasperini mposht Romën e futet në garën Champions: dëmtohet Gjimshiti

Lapsi.al 24 April 2023
Video/ Tris i Atalantës, Gasperini mposht Romën e futet në

Atalanta mundi Romën 3-1 në ndeshjen e javës së 31 të Serie A për t'u rikthyer me shpejtësi në një garë për në Champions League. Në stadiumin Gewiss, zikaltrit e Gasperini zhbllokuan ndeshjen me Pasalic në minutën e 39'. Një goditje me të majtën e kroatit që befasoi Rui Patricio, pas një asist të Zapata. Ndeshja u ndez në fund. Në minutën e 74' Toloi dyfishoi rezultatin në zhvillimet e një goditje këndi. Roma u përgjigj me Pellegrini, që rihapi ndeshjen në minutën e 83', me asist të Belotti. Por shpresa mbajti vetëm 46 sekonda, sepse një gafë e Rui Patricio i hapi portën Koopmeiners, që shënoi golin e tretë. Nota e vetme negative për teknikun Gasperini është dëmtimi i Gjimshitit. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare doli nga fusha në minutën e 74', i zëvendësuar nga Palomino.

Lexo më tej: Video/ Inter kthehet të fitojë pas 5 ndeshjesh: dorëzohet Empoli, Ismajli sheh ‘LuLa’ të fluturojë

Atalanta është rikthyer kështu në garë për kualifikimin e drejtpërdrejtë në Ligën e Kampionëve të ardhshëm. Vendimtare fitorja 3-1 ndaj Romës, duke i prishur gëzimin për pankinën e njëqindtë verdhekuqe të José Mourinho. Sukses i merituar i Hyjneshës që shënoi me Pasalic, Toloi dhe Koopmeiners. Goli i provizorit 2-1 i Pellegrinit ishte i padobishëm, pasi nuk ringjalli dot një skuadër të lodhur pas kohëve shtesë në Europa League të enjten kundër Feyenoord. Për më tepër Mourinho duhet të luftojë edhe me shumë dëmtime, pasi edhe Dybala e Llorente u dëmtuan në ndeshjen në Bergamo.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI