Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Masakra në Beograd/ Zbulohet profili i nxënësit vrasës

Lapsi.al 3 May 2023
Masakra në Beograd/ Zbulohet profili i nxënësit vrasës

Tetë nxënës dhe një punonjës i sigurimit të shkollës, humbën jetën nga sulmi me armë më një shkollë fillore në Beograd. 14-vjeçari, i identifikuar si Kosta K. është nxënësi që hyri në shkollë duke qëlluar ndaj nxënësve dhe mësuesve.

https://lapsi.al/2023/05/03/tragjedi-ne-beograd-nxenesi-qellon-me-bresheri-plumbash-drejt-vdes-roja-dhe-8-te-mitur/

Kosta K. mori pjesë në shumë olimpiada, si të matematikës. Vitin e kaluar, Kosta fitoi edhe vendin e tretë në garën e historisë. Ai po ashtu ishte djali i një radiologu të njohur në Beograd. E gjithë ngjarja e përgjakshme ka nisur sot pikërisht nga inati që kishte ndaj mësueses së historisë dhe klasës ndaj të cilës ka nisur të qëllojë.

Të shtënat kanë ndodhur rreth orës tetë, kur Kosta K. ka hyrë në shkollë dhe ka nisur të qëllojë pa ndalur. Fillimisht ka qëlluar mbi nxënësit dhe mësuesin në klasën e historisë.

Tre fëmijë janë shtruar në spital, dy janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një fëmijë në gjendje kritike.

Sipas informacioneve jozyrtare më shumë se dhjetë fëmijë kanë mbetur të plagosur, ndërsa viktima e parë ka qenë roja që ka ndërruar jetë pak pas të shtënave.

Shokët e klasës të adoleshentit e përshkrujnë si një person të qetë, duke theksuar se ai nuk ishte problematik.

Të këshilluara

GJKKO sekuestron pasuritë e “Ben Qimes”

Konfiskohen nga GJKKO, dhjetëra pasuri më vlerë miliona euro të cilat do t'i kalojnë shtetit, të cilat janë në pronësi e Arben Isufajt i njohur ndryshe si Ben Q...

13:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI