Flash

Video/ Osimhen firmos festën titull në Napoli, 1-0 ndaj Fiorentinës: ja çfarë po ndodh nëpër rrugët e qytetit

Lapsi.al 7 May 2023
Video/ Osimhen firmos festën titull në Napoli, 1-0 ndaj

Napoli mposhti 1-0 Fiorentinën në javën e 32 të Serie A, duke e mbyllur me tre pikë festën në Maradona për titullin e tretë kampion. Formacioni i teknikut Spalletti e mposhti Fiorentinën falë penalltisë së Osimhen në minutën e 74'. Penalltia e dytë e ndeshjes, pasi nigeriani dështoi në minutën e 48', duke u hipnotizuar nga Terracciano. Për Fiorentinën disa raste të humbura nga Nico Gonzalez dhe Kouamé në fund të ndeshjes, që shërbyen për të mos prishur atmosferën.

Lexo më tej: Video/ Juventus pushton Gewiss stadium: me Iling e Vlahovic bardhezinjtë fluturojnë në vendin e dytë

Hera e parë për Napolin e Luciano Spallettit në Maradona si kampion të Italisë. Pasi fituan aritmetikisht titullin me barazimin ndaj Udinese të enjten, të kaltrit u prezantuan para tifozerisë së tyre. Mbi pesëdhjetë mijë tifozë ishin në stadiumin e Fuorigrotta, për ndeshjen kundër Fiorentinës, që i parapriu festës në fushë. Napoli fitoi me një gol të Osimhen me penallti në pjesën e dytë, pasi nigeriani e kishte humbur një tjetër mundësi nga njëmbëdhjetë metra më herët. Skuadra e Spallettit ndjente ditën e emocioneve, Fiorentina u mundua të përfitonte pa sukses. Në fund Napoli u imponua me numrat e yjeve të tij.

E pas ndeshjes festa shpërtheu në të gjithë qytetin. Ja atmosfera jashtë stadiumit Maradona e në qytet...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI