Flash

Video/ Champions, babai i Haaland përjashtohet nga Bernabeu për gjeste në tribunë

Lapsi.al 10 May 2023
Video/ Champions, babai i Haaland përjashtohet nga Bernabeu për gjeste
Babai i Erling Haaland ka qenë protagonisti negativ në ndeshjen mes Real Madrid dhe Manchester City. Siç raportojnë gazetat spanjolle, Alf-Inge Haaland në fakt është përjashtuar nga stadiumi Bernabeu. Babai i sulmuesit norvegjez ka bërë një gjest të vrazhdë ndaj tifozëve vendas, të cilët po ofendonin djalin e tij. Në një video të publikuar nga Cadena Ser, babai i qendërsulmuesit të City mund të shihet duke vënë duart te veshët, duke sfiduar koret e tifozëve të Real Madrid. E pastaj u përgjigje duke bërë gjestin e ombrellës, ose më saktë duke vendosur njërën dorë në mesin e krahut të ngritur lart. Gjithnjë sipas shtypit spanjoll, ka qenë pikërisht babai i Haaland ai që provokoi i pari, duke i hedhur kikirikët tifozëve spanjollë. Pak orë më vonë, Alf-Inge shpjegoi vetë atë që ndodhi, në rrjetet sociale: "Ok. Real Madrid nuk ishte i lumtur që po festonim golin e Kevin De Bruyne. Për më tepër, ne duhej të lëviznim sepse as tifozët nuk ishin të kënaqur nga 1-1". Lexo më tej: Video/ Magji nga Vinicius e De Bruyne: Real e City 1-1 mes shkëndijave, e zgjidhin në Etihad

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI