Flash

Celibashi letër Prokurorit të Përgjithshëm, kreut të SPAK dhe Rrumbullakut

Lapsi.al 11 May 2023
Celibashi letër Prokurorit të Përgjithshëm, kreut të

Na ndajnë tre ditë nga zgjedhjet e 14 Majit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i është drejtuar me një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, si dhe drejtuesit të SPAK, Altin Dumanit, edhe Drejtorit të Përgjithshëm të policisë, Muhamet Rrumbullaku.

Nëpërmjet këtij dokumeti Celibashi kërkon koordinimin e punës për të parandaluar krimet zgjedhore dhe incidentet e mundshme ditën e zgjedhjeve deri në përfundimin e procesit të numërimit të votave.

“Në njohje dhe respektim të kompetencës dhe të përgjegjësisë ligjore të secilit prej institucioneve që ju drejtoni si edhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj nevojën për të koordinuar ushtrimin e këtyre përgjegjësive me qëllim parandalimin dhe evidentimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve në mënyrë efikase, më së paku në raport me kohën.

Kjo, për përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.Mbi sa më lart, rekomandojmë të caktohen dhe të njihen reciprokisht kontaktet përkatëse, të posaçme, pritëse dhe dërguese të informacioneve të rastit. Kjo veçanërisht për periudhën nga sot deri në përfundimin e procesit të numërimit të votave”, thuhet ne shkresen qe mban daten 10 maj.

Të këshilluara

Kurti dhe Lajçak takohen në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të presë në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Mirosllav Lajçak mëngjesin e së ...

08:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI