Flash

Video/ Barcelona fitoi titullin, por nuk mundi të festonte: tifozët e Espanyol u futën në fushë për t'i rrahur

Lapsi.al 15 May 2023
Video/ Barcelona fitoi titullin, por nuk mundi të festonte: tifozët e
Barcelona fitoi matematikisht titullin në La Liga dhe e bëri në derbin ndaj Espanyol. Ndoshta për shkak të rivalitetit ndërqytetas, apo sepse janë në prag të rënies nga kategoria, por tifozët kundërshtarë bënë gjithçka për të shmangur festimet blaugrana. Pikërisht kur lojtarët e teknikut Xavi po festonin në fushë pas ndeshjes, një pushtim i dhunshëm i fushës i detyroi ata të vraponin për të shpëtuar në dhomat e zhveshjes. Barcelona është kampione e Spanjës për herë të 27 në historinë e saj. Skuadra e teknikut Xavi fitoi 4-2 në fushën e Espanyol. Vendosi dygolëshi i Lewandowski dhe realizimet e Alejandro Balde dhe Jules Koundè. Barça festoi, me katër ndeshje ende të mbetura, falë humbjes 1-0 të Atletico Madrid ndaj Elche. Lexo më tej: Video/ “Campeones”, Barcelona rrëmben titullin e 27 në derbi: Bare pa nga pankina rënien e Espanyol

ÇFARË NDODHI NË FUND TË NDESHJES...

Humbja e një derbi gjithmonë i lëndon më shumë tifozët, aq më keq nëse humbja lidhet me kampionatin e fituar nga “armiqtë”. Në bilbilin e fundit, lojtarët e Barçës u mblodhën në rreth për të festuar matematikën e kampionatit. Tifozët e Espanyol nuk e duruan dot skenën dhe pushtuan fushën. Ata u drejtuan agresivë nga lojtarët blaugrana, të cilët e kuptuan menjëherë dhe u larguan për në dhomat e zhveshjes. Një skenë e shëmtuar ajo e El Prat që bëri xhiron e botës. Agjentët e sigurisë u përpoqën të ndalonin dhunën e tifozëve vendas por më kot. Disa tifozë arritën të futeshin edhe në tunelin e dhomave të zhveshjes. Megjithatë, për fat të mirë, asnjë lojtar nuk u dëmtua.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI